Mirësevini / Welcome / Hoşgeldiniz

Na Telefononi
038 500 601

7-24 Në Shërbimin Tuaj

Dërgoni Një Email
info@milleniumhospitals.com

photo

Asc. Prof. Dr. Gökçe Şirin

Kirurg Kardiovaskular

information
Opening Time



Profesor i asociuar Dr.Gokce Sirin

Dr.Gokce Sirin  i lindur më 1973 në Torul, Gumushane ,Turqi. Ka mbaruar shkollën fillore, të mesmën dhe shkollën e lartë në Samsun të Turqisë.

Në vitin 1997, ka diplomuar si mjek në Universitetin “Cerrahpasa” Fakulteti i Mjekësisë në Stamboll. Ai vazhdoi të fitonte përvoja të çmuara në kirurgjinë kardiovaskulare ndërmjet viteve 1998-2004. Ai mori një arsimim të shkëlqyer në kirurgjinë kardiake dhe vaskulare për të rritur.

Për më tepër ai ishte vendosur në Akademinë Mjekësore Ushtarake në Ankara, Gulhane gjatë shërbimit ushtarak. Detyrat e tij përfshinin punën e tij në klinikën kardiovaskulare. Pas përfundimit të shërbimit të tij ushtarak ai u transferua në Spitalin Memorial në Stamboll.

Ai punoi në departamentin e kirurgjisë kardiovaskulare me Prof.Dr. Bingur Sonmez.

Gjatë kësaj periudhe specializoi në operacione kardiake tek të rriturit dhe zhvilloi në mënyrë të konsiderueshme ekspertizën e tij.

Në vitin 2008 filloi të punonte në Spitalin Medical Park Goztepe në departamentin e Kirurgjise Kardiovaskulare.

Specializoi në kirurgjinë kardiake të rriturve duke përfshirë baypasin koronar, riparimin e valvulave, nderrimin e valvulave dhe zgjërimin e aortës.

Më pas punoi në spitalin shtetëror Medical Park në Ordu, ku ka kryer ndërhyrje kardiake tek të rriturit.

Në vitin 2010 ai ndjeku trajnimin për patologjitë e aortës abdominale dhe trajtimin endovaskulare në Qendrën Mjekësore Utrecht në Holandë.

Në vitin 2013 ai u emërua profesor asistent në Universitetin e Kemerburgaz në fakultetin e mjekësisë dhe në vitin 2014 fitoi titullin profesor i asociuar.

Nga 2013 e tutje ai ishte i vendosur në spitalin Medical Park Bahcelievler në Stamboll si specialist në kirurgji të zemrës.

Ai gjithashtu punoi si akademik në universitetin e Kemerburgazit, ku publikoi mbi 100 artikuj shkencorë në revista vendore (Turqi).

 

Specializimet

Kirurgji e baypass-it koronar

Kirurgji e baypass-it koronar në zemrën që punon

Kirurgji e zemres minimalisht invazive\ kirurgji e zemrës nën krahëror

Kirurgji e valvulave të zemrës (ndërrimi ose riparimi i valvulave )

Operacionet e aneurizmës së aortës

Trajtimi endovaskular i aneurizmave të aortës ( me metodë të mbyllur)

Trajtimi kirurgjik dhe endovaskular (stent, balon) i sëmundjeve periferike të arterieve

Trajtimi i sëmundjeve akute dhe kronike të arterieve (Embolektomi, Trombektomi )

Sëmundjet e arterieve karotide dhe trajtimi i tyre ( Endarterektomi)

Trajtimi i venave varikoze (Laser endovenoz dhe Ablacion Radiofrenik \ Foam scleroteraphy, Next generation varicose veins (Glue)

Trajtimi i trombozës së venave të thella ( Tromboliza Farmakokinetike )

Kirurgjia Kardiake Pediatrike

 

Trajnimet Mjekësore

 

Zëvendësim i rënjës së aortës dhe kursi i operacionit Benthall, Izmir 2017

Kursi praktik në simulator TAVI,Izmir 2017

Kursi praktik në simulator EVAR ,Izmir 2017

Kursi praktik endovaskular TEVAR,Izmir 2017

Kursi i implantimit të valvulës së aortës pa qepje, Antalya 2014

Kursi i kirurgjisë së rregullimit të valvulës mitrale , Antalya 2014

Kursi i kirurgjisë së valvules së aortës trifecta , Antalya 2014

Medtronic EVAR & TEVAR edukimi , Istanbul 2013

Teknikat e përparuara të riparimit të valvulës trikuspidale dhe mitrale , Antalya 2012

Teknika të zgjërimit të rrënjes së vogël të aortës, Antalya 2012

Kursi i riparimit të valvulës aortale, Antalya 2012

Kursi i ESVS ablacioni endovenoz , Istanbul 2010

AAA EVAR FUNDAMENTALS Beginner/Intermediate Training,2010,Utrecht,Netherlands

Hands on Endovenous Laser Course on Mannequin Antalya ,2017

Arterial and Venous Doppler for Interventional Cardiologists and Surgeons,Antalya,2007

Riparimi endovaskular i aneurizmës së aortës,Antalya.2007

Trajtimi endovaskular i stenozës së karotideve, Antalya 2007

Kursi i pamjaftueshmërisë kronike venoze,Ankara 2005

Kursi i kirurgjisë së baypassit distal, Ankara 2003

Kursi i hemodialysis access,Antalya 2003

Çertifikata për mjekësine në vendin e punës,Istanbul 2003

icon

7-24 Në Shërbimin Tuaj

icon

Staf i Gatshëm Në Çdo Kohë

icon

Regjistrim Online

icon

Ndihma Emergjente